Kosova
Dalin detaje të reja pas arrestimit të 2 shqiptarëve të dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani dhe ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Naim Rudari kanë diskutuar për arrestimin e sotëm të dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
Ish-kryeinspektori ka treguar metodat se si Agjencia Kosovare për Intelegjencë bie në gjurmë të spiunave.
“AKI ka një strukturë të specializuar që merret me kundërspiunazh, aty ka persona që mbledhin informacione, kanë burime e njerëz me të cilët bashkëpunojnë. Informacioni për me u shndërru në epilog operativ, duhet t’i kaloj disa filtera brenda AKI-së të cilët bëjnë klasifikimin e besueshmërisë së informacionit”, ka deklaruar Sopjani.
Se kur institucionet mund t’i përdorin masat e fshehta, ka treguar ish-hetuesi i Policisë së Kosovës.
“Informacioni mund të mblidhjet nga rrugë të ndryshme, si Policia dhe AKI më pas e trajtojnë më pas informacionin me shumë kujdes. Kurdo që ka dyshime të bazuara për kryerjen e një vepre penale, AKI dhe Policia ka të drejtë t’i përdorë masat e fshehta”, ka thënë Rudari.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë e që Prokurira e Kosovës emrat e tyre i ka publikuar vetëm me iniciale. Ndërsa mediat në Prishtinë raportojnë se emrat e të arrestuarve janë B. Shabani dhe M. Qerimi
Ndërkohë Televizioni Publik i Kosovës, duke u thirrur në burime brenda strukturave të larta të sigurisë raporton se njëri nga të ndaluarit është bashkëpunëtor i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta.
I njëjti, sipas burimeve të RTK’së kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.
Të ndaluarit, sipas burimeve, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë. Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Sërgjan Rosiq, fotografinë e të cilit e ka siguruar RTK.
Kush është Srdjan Rosiq?
Srdan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb. Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.
Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Srdjan Rosiqin. Ai përgjigjet se Sërgjan Rosiq në atë kohë ( sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit