Shqiperia
Meloni nis vizitën në kampin e refugjatëve, shoqërohet nga Kryeministri Rama
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, nisi vizitën në Gjadër, ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për migrantët, përcjell albinfo.ch.
Meloni shoqërohet nga Kryeministri Edi Rama dhe së bashku kanë vizituar zonën e Gjadrit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të zhvillojnë më pas një konferencë për shtyp.
Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan më 6 nëntor 2023 në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.
Sipas marrëveshjes, qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.
Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil.
Personat, të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit, do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende. Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?