Futboll
Sylvinho, i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve
“Të gjithë që kanë ardhur këtu, janë të përgatitur dhe gati për të luajtur në Evropian”, u shpreh trajneri brazilian
Trajneri Sylvinho u shfaq mjaft i kënaqur me atë që kuqezinjtë bënë në miqësoren ndaj modestëve të Lihtenshtejnit, teksa pas ndeshjes tha se mori përgjigjet e duhura nga futbollistët e tij, raporton Supersport, transmeton albinfo.ch.
A morët përgjigjet që prisnit nga futbollistët në këtë test të parë?
Sigurisht që po. Ata janë të motivuar dhe po punojnë shumë. Kanë bërë shumë mirë të gjithë. Kanë bërë një punë shumë të mirë.
Si është gjendja e Brojës dhe Asanit, që kanë luajtur pak muajt e fundit me ekipin e tyre?
Të gjithë që kanë ardhur këtu, janë të përgatitur dhe gati për të luajtur në Evropian. Jo vetëm Broja dhe Asani, por edhe të tjerë nuk kanë luajtur shumë. Një ndër ta ishte Ajeti, që nuk luante prej tre muajsh, por sot qëndroi në fushë 60 minuta. Sot donim t’u jepnim më shumë minuta lojtarëve që kanë luajtur më pak këto kohë.
Preferoni më shumë cilësinë e Gjasulës dhe Arbër Hoxhës, apo kilometrat e Seferit dhe Ramadanit?
Ne kemi qenë me dy grupe të ndryshme dhe në njërin prej tyre ishin lojtarë që kanë ardhur më vonë si Seferi, Ramadani, Gjimshiti e Abrashi, ndaj edhe i lamë pushim. Pjesa tjetër e grupit ka punuar rregullisht dhe sot kishim mundësi t’i shihnim në aksion.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor