Futboll
Abrashi i lumtur me suksesin e Grasshoppers, tani mendjen te Kombëtarja
Amir Abrashi ka arritur të sigurojë mbijetesën me Grasshoppers në Superligën e Zvicrës.
Skuadra e mesfushorit shqiptar ia doli të fitonte 2-1 ndaj Thun në sfidën “Play-Off”.
Abrashi ishte mjaft i lumtur për fitoren dhe qëndrimin ën Super League.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Kjo është një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës. Presioni ishte i jashtëzakonshëm, shumë njerëz nuk donin që ne të qëndronim në elitë. Tani pikë së pari do të pi një birrë! Por nuk mund të pi shumë, pasi duhet të bashkohem me ekipin kombëtar”, ka deklaruar mesfushori.
34-vjeçari shqiptar, i cili rikthehet te kuqezinjtë pas thuajse 1 viti mungesë. Në fakt Abrashi do të ketë grumbullimin e parë nën urdhrat e Sylvinhos dhe kjo është ftesa e tij e parë nga braziliani.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor