Lajme
Qyteti evropian me ushqimet më të shijshme në botë
Napoli mori kurorën, në renditjen e qyteteve të platformës Time Out, me vendet më të shijshme dhe më të përballueshme për të ngrënë në planet.
Nga sanduiçet daneze dhe qoftet turke, te peshkaqeni i fermentuar islandez, dhe tiganët e mëdhenj me paella spanjolle, ushqimi në Europë vjen në të gjitha format, madhësi dhe shije.
Por, ka vetëm një qytet europian, që zyrtarisht mund të thotë, se ka skenën më të mirë të ushqimit në botë.
Time Out anketoi mijëra vendas, për të ngrënë jashtë në qytetin e tyre, për tëpërpiluar një renditje krejt të re të qyteteve më të mira në botë për ushqim, dhe Napoli u vlerësua si më i miri, për cilësinë dhe çmimin.
Përgatitja dhe ndarja e ushqimit, është në zemër të kulturës së Italisë, nga pjatat e shijshme të servirura në veri, e deri te të gjitha prodhimet e freskëta të detit, që hahen në ishuj.
Por, nëse ka një gjë për të cilën njihet Italia, ajo është pica, dhe nuk ka më të mira se picat Margherita të Napolit (ndonjëherë, për vetëm 1 euro).
Napoli, nuk ishte i vetmi qytet në Europë, që hyri në listë.
Liverpooli u rendit në numrin 11, falë ‘ndihmës’ bujare të kuzhinierëve të rinj, me origjinë nga qyteti, dhe Sevilja, u rendit në vendin e 13, me shkrimtaren vendase Anna Kaminski, që thotë se skena e ushqimit të qytetit, “ka qenë ndër më emocionueset në Spanjë për vite me radhë”. .
Porto, Lyon dhe Kopenhagen, hynë në top 20-shen dhe Madridi, ishte zgjedhja e emëruar nga kuzhinieri Michael Ayoub i Fornino, në Time Out Market New York, i cili tha:
“Madridi është një thesar i mrekullive kulturore, me një kulturë të pasur dhe të thellë dhe trashëgimi historike. Është pa dyshim një nga qytetet më të mira në botë – për ushqim dhe çdo gjë tjetër”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa