Lajme
Lufta Izrael-Hamas: Biden paraqet ofertën e re të Izraelit për armëpushim
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Izraeli kishte ofruar një armëpushim të ri “gjithëpërfshirës” dhe lirimin e pengjeve në luftën me grupin militant islamik Hamas.
Biden tha se faza e parë e marrëveshjes do të zgjasë gjashtë javë dhe do të përfshijë një armëpushim të plotë dhe tërheqje të forcave izraelite nga zonat e populluara të Rripit të Gazës.
Ai shtoi se kjo do të lejonte që palestinezët e zhvendosur që nga fillimi i luftës më 7 tetor të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ai tha se kjo fazë do të përfshijë lirimin e disa pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.
Presidenti amerikan tha se kjo do të pasohet nga një fazë e dytë në të cilën Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë një fund të përhershëm të armiqësive. Ai tha se nëse negociatat zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të mbetet në fuqi për sa kohë që bisedimet vazhdojnë.
Kjo fazë do të përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura.
Faza e tretë e marrëveshjes do të sjellë një përpjekje të madhe rindërtimi në Gaza, tha Biden.
Ai shtoi se e kuptoi se disave në Izrael nuk do t’i pëlqejë marrëveshja, por i kërkoi udhëheqjes izraelite të shtyjë përpara pavarësisht nga çdo presion. Ai paralajmëroi se Izraeli mund të përballet me izolim të mëtejshëm nga bota nëse nuk e zbaton marrëveshjen.
“Nuk mund ta humbim këtë moment”, theksoi ai.
“Izraeli ka bërë propozimin e tij. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar nëse ata e duan vërtet atë,” tha Biden.
Ai shtoi se Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një sulm tjetër ndaj Izraelit si ai i 7 tetorit, në të cilin u vranë 1200 njerëz dhe rreth 240 u morën peng.
Ai tha se SHBA-të do të ndihmojnë gjithashtu në gjetjen e një zgjidhjeje në kufirin me Libanin, ku Izraeli është përfshirë në armiqësi me grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Ai tha se Izraeli mund të integrohet në një kornizë rajonale të sigurisë që do të përfshinte normalizimin me Arabinë Saudite.
Presidenti amerikan i kërkoi Hamasit të pranojë marrëveshjen me Izraelin dhe që bota të ushtrojë presion mbi grupin militant për ta bërë këtë.
“Nëse Hamasi dështon të përmbushë angazhimet e tij sipas marrëveshjes, Izraeli mund të rifillojë operacionet e tij ushtarake,” tha ai. “Hamasi duhet të marrë marrëveshjen”.
Ai tha se Uashingtoni do të sigurojë gjithashtu që Izraeli të përmbushë detyrimet e tij.
“Është koha që kjo luftë të përfundojë”, deklaroi Biden./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor