Kosova

GAP: Kaq është numri i punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë e Gjermani

Instituti GAP ka publikuar të premten shifra me punëtorët e sektorit të ndërtimit në Gjermani dhe në Kosovë, duke shpjeguar migrimin e fuqisë punëtore.

Sipas GAP, në Kosovë në vitin 2019 në këtë sektor kanë punuar 45,963 punëtorë e në Gjermani, 23,118 punëtorë.

Në vitin 2020 në Kosovë kanë punuar 38,773 punëtorë e në Gjermani 25,198 punëtorë.

Në vitin 2021 në Kosovë kanë punuar 40,677 punëtorë e në Gjermani 26,962 punëtorë.

Në vitin 2022 në Kosovë kanë punuar 45,015 punëtorë e në Gjermani 30,712 punëtorë.

Deri në muajin shtator të vitit 2023 në Kosovë kanë punuar 47,083 punëtorë e në Gjermani 33,380 punëtorë.

Sipas GAP, të dhënat rrjedhin nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Agjencia Federale e Punësimit në Gjermani.

Shtohet se të dhënat për punëtorët në Gjermani janë vetëm punëtorët që kanë lejeqëndrim dhe jo ata me shtetësi.