Lajme

Gjermani: Sulm me thikë – disa të lënduar, policia plagos të dyshuarin

Policia gjermane ka njoftuar se një sulmues me thikë sulmoi dhe theri disa persona në një shesh qendror në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Mannheim. Sipas njoftimit, policia ka qëlluar drejt sulmuesit, i cili ka mbetur i plagosur, transmeton albinfo.ch.

Tutje raportohet se aktivisti gjerman i ekstremit të djathtë dhe kritiku anti-islam Michael Sturzenberger u ther në sulm ndërsa merrte pjesë në një tubim të partisë Lëvizja Qytetare Pax Europa (BPE), anëtar i së cilës është Sturzenberger, shkruan euronews.

Një officer policie është gjithashtu në mesin e të lënduarve ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se nuk ka rrezik të vazhdueshëm për publikun.

Deri më tani nuk dihet motivi i sulmit ndërsa rasti është nën hetime.