Kalendari
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë kërkon shofer (vozitës)
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
K O N K U R S
Për vend të lirë pune:
Pozita: Shofer (Vozitës)
Vendi i punës: Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi), me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit: Deri më 7 qershor 2024
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Shefit të misionit, kryen detyrat si më poshtë:
- Ofron shërbime të vozitjes për shefin e misionit, zyrtarin e lartë diplomatik ose personelin tjetër
konsullor sipas kërkesës;
- Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër
dhe në gjendje të mirë;
- Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga shefi i misionit ose zyrtari të lartë diplomatik të
ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës;
- Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare;
- Kryerja e funksioneve rutinore të postës dhe korrierit, shpërndarja dhe regjistrimi i postës konsullore, transportit
të mallrave dhe ngarkesa të tjera;
- Prokurimi i pajisjeve dhe furnizimeve për ambasadë, konsullatë ose rezidencën zyrtare;
- Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, licencave dhe lejeve, si dhe
dokumentacioneve të tjera; Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të
komunikacionit;
- Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në
aksident/incident trafiku;
– Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara për Vozitësin.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
– Kandidati duhet ta ketë të kryer shkollën e mesme përkatëse ose ekuivalente;
– Të jetë shtetas/e i Republikës së Kosovës (me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues), shtetas/e i/e
shtetit pranues apo shtetas/e i/e vendit të tretë;
– Kandidati duhet të ketë patentë shoferi valid (të vlefshëm) të lejuar në shtetin pranues;
– Të ketë së paku 3 vjet përvojë si vozitës;
– Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;
– Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;
– Kërkohet njohja e gjuhës së vendit ku shërben, ndërsa njohja e gjuhëve tjera është përparësi.
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte
– CV-në;
– Kopjen e patentë shoferit dhe letërnjoftimit;;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Dy referenca të punës dhe një letër motivuese;
– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Çertifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Dokumentet dorëzohen në Ambasadë, përmes postës elektronike [email protected] ose përmes postës në adresën: Zähringerstrasse 25, 3012 Bern
Dokumentet i dërgoni fotokopje, sepse të njëjtat nuk kthehen.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Maj 2024
- Ora14:00
- Data e përfundimit7 Shtator 2024 - 14:00
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025