Bota
Cili është qyteti më i mirë evropian për ushqime
Ka vetëm një qytet evropian, që zyrtarisht mund të thotë se ka skenën më të mirë të ushqimit në botë
Napoli mori kurorën, në renditjen e qyteteve të platformës Time Out, me vendet më të shijshme dhe më të përballueshme për të ngrënë në planet.
Nga sanduiçet daneze dhe qoftet turke, te peshkaqeni i fermentuar islandez dhe tiganët e mëdhenj me paella spanjolle, ushqimi në Evropë vjen në të gjitha format, madhësi dhe shije.
Por, ka vetëm një qytet evropian, që zyrtarisht mund të thotë se ka skenën më të mirë të ushqimit në botë.
Time Out anketoi mijëra vendas, për të ngrënë jashtë në qytetin e tyre, për tëpërpiluar një renditje krejt të re të qyteteve më të mira në botë për ushqim, dhe Napoli u vlerësua si më i miri, për cilësinë dhe çmimin.
Përgatitja dhe ndarja e ushqimit është në zemër të kulturës së Italisë, nga pjatat e shijshme të servirura në veri, e deri te të gjitha prodhimet e freskëta të detit, që hahen në ishuj.
Por, nëse ka një gjë për të cilën njihet Italia, ajo është pica, dhe nuk ka më të mira se picat Margherita të Napolit (ndonjëherë, për vetëm 1 euro), shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Napoli nuk ishte i vetmi qytet në Evropë që hyri në listë. Liverpuli u rendit në numrin 11, falë ‘ndihmës’ bujare të kuzhinierëve të rinj, me origjinë nga qyteti, dhe Sevilja, u rendit në vendin e 13, me shkrimtaren vendase Anna Kaminski, që thotë se skena e ushqimit të qytetit, “ka qenë ndër më emocionueset në Spanjë për vite me radhë”.
Porto, Lion dhe Kopenhagën, hynë në top 20-shen dhe Madridi, ishte zgjedhja e emëruar nga kuzhinieri Michael Ayoub i Fornino, në Time Out Market New York, i cili tha: “Madridi është një thesar i mrekullive kulturore, me një kulturë të pasur dhe të thellë dhe trashëgimi historike. Është pa dyshim, një nga qytetet më të mira në botë – për ushqim dhe çdo gjë tjetër”.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor