Integrimi
Ministri bavarez: 997 nga 1000 kosovarë duhet të kthehen
Vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti, kanë kerkuar azil 3000 kosovarë, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar këtë e kishin bërë 1000 veta
E gjithë Gjermania, por në veçanti landi i saj jugor, Bavaria, po përballet muajin e fundit me fluksin e jashtëzakonshëm të azilkërkuesve nga Kosova. Për të dhënë një pasqyrë rreth përmasave të këtij fluksi, autoritetet e Bavarisë ofrojnë këto shifra: Vetëm gjatë muajit të parë të këtij viti, në këtë land gjerman kanë kerkuar azil 3000 kosovarë, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar këtë e kishin bërë 1000 veta.
Ky shtim i pazakonshëm i numrit të refugjatüeve kosovarë ka detyruar zyrtarët të mendojnë për masa jo të zakonshme; mes tjerash, për futjen e Kosovës në listën e vendeve të sigurta“. Por, nervoza e autoriteteve me „ortekun“ kosovar“ ka irrituar organizatat që merren me mbrojtjen e refugjatëve Kështu, Këshilli i Refugjatëve i Bavaisë ka kritikuar partinë në pushtet në këtë land CSU-në. Politika e CSU-së, sipas këshillit po kalbëzohet në një refleks të mbrojtjes dhe në parollat kundër refugjatëve. Deklarimet e qeverisë janë një kthim në debatet raciste të viteve 1990“.
Ndërsa ministri i brendshëm nga kjo parti Joachim Herrmann i ësshtë përgjitgjur kritikës duke thënë se kuota e njohjes së azilit të kosovarëve është 0.3 për qind. „Nga 1000 kosovarë, mund të mbeten 3 ndërsa 997 duhet të kthehen. Dhe kjo nuk ka të bëjë me një dyshim gjeneral kundër kosovarëve.“
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?