Lajme

Zvicra kapërcen objektivin ekologjik

Zvicra ka tejkaluar përdorimin e burimeve natyrore.

“Dita e mbikalimit” llogaritet nga Rrjeti Global i Gjurmës dhe përdor një model matematikor për të përcaktuar se kur një vend shter burimet e tij hipotetike të disponueshme brenda kufijve të tij.

Modeli tregon se deri në fund të vitit ky vend do të ketë shfrytëzuar 2 herë e gjysmë burimet që ka në dispozicion, transmeton albinfo.ch.

Shifrat janë në përputhje me përdorimin mesatar të energjisë të një vendi të Evropës Perëndimore.

Në nivel global, përdorimi i energjisë është 1.1 mbi kapacitetin e planetit.