Lajme
Mjekja shqiptare në Gjermani apelon për mostejkalim të dozës së paracetamolit, tregon pasojat
Doza e ilaçeve, sidomos në ato ditë kur ne vetë ose fëmijët kanë temperaturë, është një nga shqetësimet apo pikëpyetjet për shume njerëz. A i kemi pirë korrekt sipas orareve, a e kemi tepruar, a duheshin pirë më rrallë?
Paracetamoli dhe ibuprofeni janë dy ndër ilaçet më të përdorura kundër dhimbjes, por jo vetëm. Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, tha se mund të përdoren deri në 8 paracetamolë në ditë për temperaturën dhe po u kalua kjo dozë, shkakton dëmtime të mëlcisë.
“Paracetamoli mund të merret deri në 8 kokrra në ditë nëse është 500 mg, pra mund të marrim deri në 4 gramë në ditë. Nëse e kalojmë këtë dozë, kalojmë në atë që quhet helmim nga paracetamoli. Paracetamoli shkakton probleme me mëlçinë, jep insuficenca hepatike duke bërë që pacienti, laboratorin e vetëm që shpërbën të gjitha helmet e shkatërrojmë me paracetamolin. Ibubrofeni është më i efektshmi, por ka pasoja më të dëmshme anësore për traktin e stomakut dhe zorrës”, tha mjekja në Euronews Albania.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor