Lajme

Edhe një shtet zyrtarizon njohjen e Palestinës

Irlanda zyrtarizoi sot njohjen e shtetit palestinez, siç u njoftua ditët e fundit, si pjesë e një akti të rënë dakord nga qeveria e Dublinit me ato të dy vendeve të tjera të BE-së, Spanjën dhe Norvegjinë.

Vendimi, i cili irritoi Izraelin, e çon në mbi 140 numrin e shteteve anëtare të OKB-së (nga 193) që njohin Palestinën si shtet.

Deri tani vetëm një anëtar i BE-së e kishte bërë këtë, Suedia, 10 vjet më parë.

Ndërkohë që njohja e disa vendeve ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore – dikur të lidhura me ndikimin sovjetik – daton para anëtarësimit të tyre në klubin e Brukselit.