Maqedonia
Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
Deputeti i Koalicionit VLEN, Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Gashi është propozuar si kandidat për kryetar Kuvendi nga 75 deputetë të shumicës së re, transmeton albinfo.ch.
PËR Gashin votuan 76 deputetë, 6 kundër dhe asnjë i përmbajtur.
Gashi ka qenë bartës i listës së deputetëve të VLEN në zonën e dytë zgjedhore. Deri ditën e djeshme (27 maj) ai ka qenë kryetar i partisë Alternativa.
Në diskutimin e sotëm, të paraqitur për të diskutuar për zgjedhjen e Gashit kryetar Kuvendi ishin paraqitur vetëm deputetët e partisë “Levica” të cilët thanë se OBRM-PDUKM-ja po kosovarizon Maqedoninë e Veriut. Deputetët e Frontit Evropian e lëshuan sallën e Kuvendit, gjatë diskutimit të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. “Si kryetar, do të jem deputet i pushtetit dhe opozitës pasi dua që juve të ju garantohet e drejta e fjalës dhe qëndrimit personal”, tha mes tjerash Gashi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës Nëse planifikoni të udhëtoni me tren për në Gjenevë ose nga Gjeneva nesër ose të dielën,...
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës