Gjuha
Zvicër: Hapet edhe një pikë shkollore në Romanshorn

Jemi në fillim apo në fundin e viti shkollor, kjo nuk ka rëndësi, por mbi të gjitha më e rëndësishmja është hapja e pikës shkollore, aty ku, pikërisht, fëmijët shqiptarë do të kenë mundësinë për ta mësuar gjuhën shqipe. Ky është lajm mbi të gjitha lajmet, për hir të rëndësisë dhe peshës që ka mësimi i gjuhës amtare në shkollë nga fëmijët shqiptarë në mërgim. Dhe, kjo e mërkurë gëzoi disa prej tyre në pikën shkollore në Romanshorn të Kantonit të Turgaut, e cila hapi dyert për fëmijët shqiptarë të kësaj qyteze. Dhe, me të drejtë dijetari shqiptar, Sami Frashëri, ka thënë: “Shenja e kombit është gjuha. Kur një komb e humb gjuhën, ai humb edhe veten”.
Pas disa përpjekjeve dhe takimeve me prindërit shqiptarë, të mërkurën edhe zyrtarisht filloi mësimi në pikën shkollore në Romanshorn të Kantonit të Turgaut, duke ua mundësuar fëmijëve shqiptarë të këtij vendbanimi të vijojnë mësimet në mënyrë të rregullt në gjuhën shqipe. Nxënësit: Zejnepi, Emini, Beyani, Anisa, Lina, Liana, Aida, Elsa, Anesa, Amina, Inara, Zana, Amari etj., të cilët erdhën në orën e parë, ishin të gëzuar se më në fund po fillonin me mësimet në gjuhën shqipe, por edhe nxënës të tjerë, të cilët do t`u bashkëngjiten në ditët në vazhdim, do të jenë pjesë e gëzimit, pa dyshim.
Klasa ku zhvillohej mësimi kishte marrë një pamje të mrekullueshme, buzëqeshjet e fëmijëve, fjalët e mësueses Valbona Alili e begatonin klasën. Ata po i gëzoheshin ditës së re, që kishte hapur një faqe të re për të mirën e tyre, që ta mësojnë edhe gjuhën e nënës. Prindërit, të cilët i shoqëruan deri te dera e shkollës, ndiheshin ndryshe nga ditët e tjera. Dhe ky fakt duhet t’i motivojë, jo vetëm këta prindër që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në gjuhën shqipe, por edhe mijëra prindër të tjerë, fëmijët e të cilëve lindin dhe rriten larg atdheut. Ruajtja e gjuhës amtare është obligim moral dhe kombëtar i të gjithëve, prandaj në këtë drejtim, të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të veprojmë në shërbim të përhapjes së dritës se diturisë në gjuhën shqipe.
Mësuesja Valbona Alili, përveç shkronjave të shqipes, u foli nxënësve edhe për festën e 1 Qershorit – Ditës së fëmijëve, ditë e cila na obligon të gjithëve që t`i kushtojmë edhe më shumë rëndësi, atyre që janë e ardhmja e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar. Prandaj për ta ruajtur gjuhën, duhet ta mësojnë në mënyrë të rregullt. Mësuese Valbona ishte shumë kënaqur me fillimin e mësimit në këtë pikë shkollore, dhe falënderoi nga zemra veprimtarët e arsimit shqip, Vaxhd Sejdiun, Mixhit Osmanin, Nexhat Hysenin, Zekirja Aliun dhe shumë prindër të tjerë, të cilët janë angazhuar në 2-3 javët e fundit, me dëshirën e madhe që pika shkollore të ngritët mbi këmbët e veta. Dhe, tani dera e shkollës shqipe në Romanshorn është e hapur për të gjithë ata prindër, të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe për ta mësuar gjuhën amtare.
E-Diaspora
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg,...
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare Birësimet ndërkombëtare të fëmijëve duhet të vazhdojnë të lejohen në Zvicër, pavarësisht abuzimeve të dokumentuara në...
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur
-
Fedpol: Rritje e raportimeve për pastrim parash, ndalimeve të hyrjes dhe kërcënimeve në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër