Lajme
Macron në Gjermani: Evropa, në rrezik
Evropa është në rrezik dhe siguria e saj kërcënohet nga aktorët e jashtëm. Kështu u shpreh Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë takimit me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Stenmaier, e para e një Presidenti francez në 24 vjet. Macron ka një parashikim të zymtë për të ardhmen e Evropës dhe si rrjedhojë, kërkon që të ketë një bashkim pozitiv në zgjedhjet europiane të qershorit.
“Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë. Ekziston një formë magjepsjeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona, e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë”, u shpreh Macron.
Emmanuel Macron i bëri komentet duke folur së bashku me kreun e shtetit të Gjermanisë, Presidentin Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij të parë treditore shtetërore. Macron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar. Gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani, Emmanuel Macron i rezervoi fjalë të ngrohta mikpritësit e hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen.
“Të jesh në anën e paqes sot, do të thotë t’i japësh forcë ligjit. Paqe, por jo kapitullim. Paqja nuk është braktisje e parimeve. Ne e kemi parë shumë shpesh këtë konfuzion në debatet kolektive. Paqe do të thotë t’i mundësosh një vendi të mbrojë kufijtë e tij dhe sovranitetin ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”, theksoi Macron.
“Ne do të kishim braktisur mbështetjen ndaj Ukrainës kundër Rusisë, të cilën e mbështesin të gjithë nacionalistët në vendet tona. Dhe, për rrjedhojë, historia nuk do të kishte qenë e njëjtë”, pretendoi presidenti francez, i cili premtoi më shumë mbështetje për Kievin. Macroni është i vetmi i huaj i ftuar në Festën e Demokracisë që shënon 75-vjetorin e Kushtetutës gjermane në Berlin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor