Kosova
Cyrih: Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”
Valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” nga Dübendorf të shtunën i janë bashkuar aksionit bamirës “Tag der guten Tat”.
Aksioni është organizuar nga “BirdLife”, teksa bëhet fjalë për një fushatë që është organizuar në bashkëpunim me rrjetin e dytë më të madh të supermarketeve në Zvicër – Coop, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, organizatorët duan ta përdorin këtë ditë për të promovuar dhe bërë të dukshme punën vullnetare në Zvicër, ndërsa me këtë rast, mijëra vullnetarë, mes tyre edhe valltarët e shoqatës kulturore “Plisat” nga Dübendorf, të veshur me kostume kombëtare, me plisat e bardhë, janë angazhuar për të bërë vepra të mira për shoqërinë ose mjedisin në rreth 50 aktivitete nëpër Cyrih.
Ndryshe, individë të ndryshëm, familje, klube, punonjës të Coop-it dhe madje edhe të figura të famshme zvicerane u përfshinë dhe bënë vepra të mira gjatë këtij aksioni.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur me 40 për qind në 10 vitet e fundit Primet e sigurimeve shëndetësore u rritën me 40 për qind në dekadën e kaluar—dhe edhe më...
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme