Kosova
Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës
Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.
Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende të tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi.
Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel./REL
E-Diaspora
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor Në mesin e trembëdhjetë kandidatëve për postin vakant të ipeshkvit të St. Gallenit është edhe prifti shqiptar,...
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
-
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
-
“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion
-
Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”
Jeta në Zvicër
-
Saastal: Vazhdon evakuimi i turistëve dhe pastrimi i terrenit Helikopterët Air Zermatt ishin në gjendje të transportonin njerëz të premten midis orës 4 dhe 19:00,...
-
Sa kushton administrimi i aseteve të fondit pensional?
-
Kushtetuta e re kantonale synon t’i bëjë komunat më të pavarura
-
Shitja e cigareve elektronike është e ndaluar në kantonin Jura
-
Xhaka mungon kundër Spanjës, Yakin tregon se kush do e zëvendësojë