Lajme
Nga 1 qershori, Gjermania dyfishon kuotën e punëtorëve nga Ballkani
Me fazën e tretë të Ligjit të Migracionit përfshihet, ndër të tjera, rritja e kuotës së të punësuarve nga Ballkani, nga 25 mijë sa është tani, në 50 mijë
Më 1 qershor hyn në fuqi në Gjermani faza e tretë e Ligjit të Imigracionit për fuqinë punëtore. Ndër të tjera, kjo fazë mundëson dyfishimin e kuotës për rregulloren e Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, nëse ky ndryshim do të shihet në praktikë, pra në punësimin e të huajve, varet edhe nga ritmi i përpunimit të lëndëve nga zyrat dhe autoritetet përgjegjëse.
Për ta bërë më të lehtë për njerëzit e kualifikuar nga vendet e treta të gjejnë punë në këtë vend, që nga nëntori i vitit 2023 ka hyrë në fuqi Ligji i ri i Imigrimit të Fuqisë Punëtore (FEG), rregulloret e të cilit do të futen gradualisht. Faza e tretë e ligjit do të fillpojë zbatimin nga 1 qershori 2024.
Rregulloret kanë të bëjnë me kartën e re të mundësive dhe rregulloren e zgjeruar për Ballkanin Perëndimor, shkruan handwerksblatt.de. Ndryshimet e mëtejshme, si detyrimi i punëdhënësve për të dhënë informacion gjatë rekrutimit të punëtorëve, do të fillojnë të zbatohen vetëm nga viti 2026, raporton Shoqata Qendrore e Zejeve, e Gjermanisë.
Skema e Ballkanit Perëndimor: Rritja e kuotave dhe miratimet paraprake online
Sa u përket punëve në zejtari është veçanërisht interesante Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Këtu përfshihet, ndër të tjera, fakti i rritjes së kuotës më 1 qershor nga 25 mijë sa është tani, në 50 mijë, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se deri në 50,000 qytetarë nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë qasje më të lehtë në tregun gjerman të punës, pa pasur nevojë të dëshmojnë kualifikime profesionale. Krahas kësaj, do të ketë edhe kuota mujore.
Për më tepër, Agjencia Federale e Punësimit (BA) duhet të japë vetëm miratimin vetëm si pëlqim paraprak. Punëdhënësit mund të aplikojnë për këtë në internet. “Nëse BA ka dhënë miratimin paraprak, punëtori i ardhshëm mund të aplikojë për një vizë për të hyrë në Gjermani në misionin përgjegjës diplomatik gjerman ku do të marë vërtetimin që ka siguruar vendin e punës”, thonë në ZDH.
Megjithatë, kjo procedurë nuk mund të përdoret për të zgjatur lejen e qëndrimit në Gjermani. Në këtë rast, punëtori duhet të kontaktojë drejtpërdrejt autoritetet e imigracionit, transmeton albinfo.ch. Sipas ZDH, shqyrtimi prioritar për rregulloren e Ballkanit Perëndimor gjithashtu është pezulluar deri në një njoftim të radhës.
Në mënyrë që edhe kompanitë e vogla të përfitojnë nga rregullorja e Ballkanit Perëndimor, ZDH thekson se “duhet të krijohen procedura të thjeshta dhe efikase administrative” në misionet diplomatike gjermane jashtë vendit, si dhe në autoritetet vendase të imigracionit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër