Futboll
Nesër shpallet lista e kuqezinjve për Euro 2024
Më 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Evropianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo për finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” do të bëhet publike të hënën më datë 27 maj, në orën 16:00.
Në të njëjtën orë trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë zyrtare për median në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve, ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”, transmeton albinfo.ch.
Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri, e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë. Kombëtarja ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”.
Më 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do të zhvillojnë përgatitjet për finalet e Evropianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau, në afërsi të Dortmundit.
Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Evropianit “Gjermani 2024” më 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park” (Dortmund).
Ndeshjen e dytë të grupit kuqezinjtë do ta luajnë katër ditë më pas, më 19 qershor kundër Kroacisë, duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.
Ndërsa takimin e fundit në grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor