Fotolajmi
8 vende evropiane kërcënohen nga deflacioni
Deflacioni këtë vit do të prekë tetë vende të botës, të cilat janë në Evropë, vlerëson agjencia amerikane Bloomberg.
Deflacioni në vitin e kaluar ka kërcënuar më shumë vende dhe se kërcënimi nuk ka qenë kurrë më i madh në krahasim me vendet evropiane të “uritura” për rritjen ekonomike, tha agjencia.
Deri pak javë më parë ekonomistët e anketuar nga Bloomberg besuan se 2015-a do të jetë viti i parë nga 2008 që në asnjë vend nuk do të regjistrohet deflacioni vjetor.
Megjithatë ekonomistët janë pesimistë, pas një muaji të shënuar nga një kolaps i mëtejm i çmimeve të naftës, fitoren e zgjedhjeve nga SYRIZA në Greqi dhe të dhënave zhgënjyese mbi çmimet në Bashkimin Monetar Evropian.
Në gjashtë nga tetë vende në të cilat pritet deflacioni, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Polonia, Spanja dhe Suedia, çmimet kanë shënuar rënie përgjysmë në vitin e fundit. Në dy vende të tjera: Itali dhe Zvicër, pritet që çmimet të bien.
Në Belgjikë, Estoni, Gjermani dhe Tajlandë pritet deflacioni tremujor dhe vjetor, edhe pse ato vende në janar kishin rënie të çmimeve.
Zvicra do ta mbërrijë Bullgarinë dhe do të bëhet vendi me rënien më të lartë të çmimeve, shkruan Bloomberg. Eksportuesi më i madh i orëve dhe produkteve farmaceutike tashmë është duke luftuar me rritjen e çmimeve dhe inflacionin në Zvicër.
Sipas Bloomberg, vlerësimi për Italinë dhe zonën e euros si një e tërë, deflacioni do të jetë një kategori e përkohshme, jo një problem afatgjatë. Në Itali çmimet në tremujorin e parë të këtij viti do të bien 0.1 për qind dhe 0.2 për qind në zonën euro, por deri në fund të vitit me rritjen e tyre të pritur. Komisioni Evropian, nga ana tjetër, beson se Italia dhe eurozona do të shohin deflacion më 2015.
Në rrezik të deflacionit janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekonomia më e madhe në botë. Banka e Amerikës „Merrill Lynch” parashikoi rënie të çmimeve të 0.5 për qind në 2015, edhe pse shumë ekspertë, duke përfshirë ekonomistët të cilët morën pjesë në një sondazh të Bloomberg, besojnë se Shtetet e Bashkuara do ta luftojnë deflacionin.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor