Lajme
Norvegjia prezanton kufizime shtesë për qytetarët rusë
Autoritetet norvegjeze do të vendosin kufizime shtesë për qytetarët rusë që vijnë për qëllime turistike nga 29 maji, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të qeverisë norvegjeze, përcjell albinfo.ch.
Norvegjia do të refuzojë hyrjen për rusët që vijnë në vend për qëllime turistike.
“Qytetarëve rusë që mbërrijnë në Norvegji për turizëm dhe qëllime të tjera jothelbësore do t’u ndalohet hyrja në Norvegji, kur kalojnë kufirin. Shtrëngimi i rregullave zbatohet si për ata shtetas rusë, të cilëve u është lëshuar viza nga Norvegjia para shtrëngimit të rregullave në pranverën e vitit 2022, ashtu edhe për ata, të cilëve viza u është lëshuar nga vende të tjera Shengen. Në disa raste, do të bëhen përjashtime, për shembull, për shtetasit rusë që vijnë për të vizituar të afërmit që jetojnë në Norvegji (prindërit, bashkëshortët e regjistruar zyrtarisht, bashkëshortët dhe fëmijët de facto), dhe për shtetasit rusë që vijnë në vend për qëllime pune ose duke studiuar në Norvegji apo vende të tjera Shengen”, thuhet në mesazh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor