Lajme
Një sferë mahnitëse shfaqet në Gjenevë
Mediat zvicerane shkruajnë për një oazë të ri drite, e quajtur Breathe, përcjell albinfo.ch.
Një dritë ndizet dhe fiket në zemër të qytetit për t’u kujtuar banorëve të kenë një moment qetësie
Në ritmin e frymëmarrjes një dritë ndizet dhe fiket në zemër të Gjenevës, bëhet e ditur në një lajm të transmetuar nga RSI. Ajo përhapet nga një sferë 15 metra e lartë në sheshin qendror Plainpalais. Duke e vëzhguar atë, është kryetari i Bashkisë së qytetit, Alfonso Gomez: “Njeriu ndjen gëzim të madh, para së gjithash sepse frymëmarrja është relaksuese. Por, edhe sepse ky është një projekt i bukur për qytetin tonë, i cili herë pas here ka shumë nevojë të marrë frymë, të ndihet i qetë”.
Kjo oazë e re drite, e quajtur Breathe, shërben për të përballur ritmin e shfrenuar qyteteve tona, nënvizon RSI. Ajo u krijua nga artisti dhe aktivisti nga Gjeneva, Dan Acher, në bashkëpunim me qytetin dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. “Frymëmarrja është zemra e ekzistencës sonë. Nëse nuk mund të marrim më frymë, kemi mbaruar. Dhe më pëlqeu ideja e një qyteti në të cilin banorët bashkohen në një frymëmarrje të vetme”, shpjegon Acher.
E-Diaspora
-
Zvicra nënshkroi në Davos marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kosovën Ministri i Ekonomisë Guy Parmelin është shprehur i kënaqur me marrëveshjen, veçanërisht për shkak të diasporës...
-
Fitore Duma, shqiptarja që qep jelekë për policinë e Çikagos në SHBA
-
Vazhdon promovimi i librave dhe autorëve nga Kosova në Berlin
-
Pasioni për fotografinë, Juliana Lalaj storie suksesi
-
Islam Alijaj merr çmimin e Fondacionit “Schwab” për angazhim social
Jeta në Zvicër
-
Flixtrain, së shpejti në Zvicër? Kompania gjermane Flix - e cila gjithashtu zotëron Flixbus - së shpejti mund të nisë shërbimin...
-
Kurti: Marrëveshja për Tregtinë e Lirë krijon mundësi të reja eksporti për bizneset kosovare
-
Gripi në Zvicër fillon të zbehet
-
Dyfishim i mundshëm i falimentimeve në 2025
-
Sanija Ameti mbetet bashkëpresidente e Operacionit Libero