Maqedonia
VLEN deklaron se ka legjitimitetin e shqiptarëve
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, në një intervistë për Alsat tha se zgjedhjet parlamentare treguan se VLEN-i ka legjitimitetin e shqiptarëve të Maqedonisë. Ai tha se BDI ishte në koalicion me 4 komunitete dhe se dallimin mes Frontit Europian dhe VLEN-it e kanë bërë partitë e komuniteteve. Gashi tha se fakti që BDI e braktisi betejën në kampin shqiptar nuk mund të thirret në legjitimitet të plotë të shqiptarëve.
.Gashi VLEN-i mbrëmë mori edhe një mandat në njësinë e gjashtë zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Fronti, konkretisht BDI-ja insiston se ata kanë legjitimitetin e shqiptarëve
“Ku është dallimi më i madh mes neve në numrin e deputetëve, në zonën e pestë ku dominojnë komunitetet e tjera joshqiptare, është evidente. Fakti që BDI braktisi betejën në kampin shqiptar dhe mori komunitetet e tjera ajo më nuk mund të thirret në legjitimitet të plotë të shqiptarëve, po them të plotë. Legjitimitetin e plotë të shqiptarëve e ka VLEN-i dhe ne edhe me dinjitet, edhe me kokën lartë edhe me numrin e votave edhe me numrin e deputetëve jemi ballëhapur dhe kryelartë mund t’i përfaqësojmë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?