Futboll
Atalanta shkruan historinë me Gjimshitin kapiten
Pa dyshim që ishim tifozë për kapitenin tonë. Atalanta e Berat Gjimshitit ka shkruar historinë mbrëmjen e kësaj të mërkure, me “Bergamaskët” që mposhtën me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, duke arritur të sigurojnë për herë të parë një trofe evropian dhe nuk mund të kishte nisje më të mbarë se trofeu i UEFA Europa League, përcjell albinfo.ch.
Protagonist absolut ishte pa dyshim “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili me tri golat e tij, në minutat 12’, 26’ e 75’ kapitulloi gjermanët e Xabi Alonso, duke ndalur marshimin e këtyre të fundit prej 51 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet dhe duke iu “rrëmbyer” nga duart trofeun prestigjioz të këtij kompeticioni, me “Aspirinat” që ishin pa dyshim favoritët absolut për triumfin.
Siç theksuam edhe më sipër, “La Dea” siguroi kështu për herë të parë në histori një trofe evropian dhe e siguroi me shumë klas. Protagonist në këtë sfidë ishte edhe kapiteni i Kombëtares dhe “Zikaltërve” të Atalanta, Berat Gjimshiti, i cili pas Marash Kumbullës bëhet “Legjionari” i dytë i këtij brezi futbollistësh së “Kuqezinjve” që triumfon në “kontinentin e vjetër” me skuadrën e tij.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor