Lajme

‘Noli Film Festival’: Kinematografia shqiptare zbret në Boston për 3 ditë

Boston: Festivali i Filmit Noli (NFF) në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit

Në datat 31 maj – 2 qershor 2024 do të zhvillohet Festivali i Filmit Noli (NFF) në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, transmeton albinfo.ch.

Festivali i Filmit Noli është festivali i parë, i cili mbahet në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një shtet me lidhje të thella historike me komunitetin shqiptar.

Njoftim për shtyp i Festivalit të Filmit Noli

Festivali inaugurues i Filmit Noli (NFF), një veprimtari pioniere që feston kinemanë shqiptare në Shtetet e Bashkuara, do të zhvillohet në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, 523 E. Broadway në South Boston, nga 31 maj deri më 2 qershor. Producentët e festivalit janë Erand Sojli/Sojli Art Production dhe Bujar Alimani/90 Production.