Lajme
Policitë e disa vendeve, marrëveshje për ndalimin e eksodit të kosovarëve
Serbia, Hungaria, Austria dhe Gjermania vetëm të bashkuar mund ta ndalojnë eksodin humanitar

Ndalimi i migrantëve kosovarë për të mësyrë Gjermaninë dhe vendet tjera perëndimore është bërë shqetësim edhe për policinë serbe. Policia e Serbisë, Hungarisë, Austrisë dhe Gjermanisë kanë arritur sot një marrëveshje në Beograd për bashkëpunim më të madh kur është fjala për ndalimin e emigrantëve ilegalë.
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq ka bërë thirrje migrantëve nga Kosova që mos t’i shesin pronat e tyre sepse 99 për qind nga ta do të kthehen në shtëpitë e tyre.
Siç raportojnë mediat serbe, Stefanoviq pas takimit me drejtorin e Policisë së Gjermanisë, Diter Roman, drejtorin e policisë hungareze, raporton koha.net, Karol Pap dhe delegacion e policisë nga Austria, ka thënë se në kufirin serbo-hungarez së shpejti bashkë me policinë kufitare, do të fillojë patrullimi edhe i xhandarmërisë.
“Për ta mbrojtur pjesën e gjelbër të kufirit, policia do të rris numrin e pjesëtarëve të saj në kufi me Hungarinë dhe nga sot është kyçur edhe një pjesë e xhandarmërisë”, ka thënë Stefanoviq.
Drejtori i policisë së Gjermanisë ka deklaruar se bisedimet kanë qenë efikase dhe kanë rënë dakord që policia e asnjë shteti nuk ka mundësi që e vetme t’i zgjidhë problemet e migrantëve ilegalë.
“Serbia, Hungaria, Austria dhe Gjermania vetëm të bashkuar mund ta ndalojnë eksodin humanitar”, ka thënë Roman.
Drejtori i policisë hungareze, Karol Pap, është i sigurt se me ndihmën e katër vendeve do të arrihen rezultate të mira. “Kjo do të sjellë më shumë siguri për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Pap.
E-Diaspora
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani Këshilli i arsimtarëve shqiptarë, 5 dekada në shërbim të gjuhës shqipe...
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
-
Itali: Studentët nga universiteti “La Sapienza” bëjnë homazhe për shqiptaren e vrarë
Jeta në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës Zvicranët më të interesuarit për të blerë ari ...
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane
-
Ky aeroport në Zvicër rrezikon mbylljen për shkak të shkurtimeve në kontrollin e trafikut ajror