Lajme
Zvicër: Rreth 11.2 miliardë franga për bashkëpunim ndërkombëtar 2025-2028
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Konfederatës duhet të ketë në dispozicion 11.27 miliardë franga për periudhën 2025-2028. Në mesazhin e tij dërguar Parlamentit të mërkurën, Këshilli Federal këmbënguli për qasje fleksibël në një botë të paqëndrueshme.
Përballë një bote që ndryshon vazhdimisht, strategjia është pjesë e objektivave afatgjata, si lufta kundër varfërisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke ruajtur një fleksibilitet të fortë për t’iu përgjigjur krizave të shumta aktuale, tha Këshilltari Federal përgjegjës për Punët e Jashtme, Ignazio Cassis.
Zgjedhja e projekteve bazohet në tri kritere: nevojat lokale, interesat afatgjata të Zvicrës dhe vlera e shtuar e bashkëpunimit të saj ndërkombëtar, tha Patricia Danzi, drejtuese e Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). “Nuk mund të jemi kudo, duhet të vendosim prioritete në bazë të parave të dhëna”, nënvizoi Ignazio Cassis.
Strategjia bazohet në tri shtylla, të cilat janë ndihma humanitare, bashkëpunimi zhvillimor dhe promovimi i paqes dhe të drejtave të njeriut. Të njëjtat objektiva ripërtërihen: shpëtimi i jetëve dhe garantimi i aksesit në shërbimet bazë, kontributi në rritjen e qëndrueshme ekonomike, mbrojtja e mjedisit dhe luftimi i ndryshimeve klimatike, si dhe promovimi i paqes, demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
Katër kreditë e angazhimit bëjnë të mundur financimin e veprimeve të SDC-së, Divizionit të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme si dhe Sekretariatit të Shtetit për Ekonominë. Sekretariati Shtetëror për Migracionin është gjithashtu gjithnjë e më i përfshirë.
Shuma e destinuar për ndihma humanitare është rritur dhe tani arrin një të katërtën e zarfit total. Theks i veçantë i kushtohet edhe shëndetësisë, migracionit dhe bashkëpunimit me sektorin privat. Në mënyrë shumëpalëshe, strategjia do të fokusohet në sfidat globale, si paqja, siguria, të drejtat e njeriut, klima dhe teknologjitë e reja.
Lufta në Ukrainë përfaqëson një ndryshim të madh paradigme për Zvicrën, duke shtuar shumë kriza dhe konflikte të tjera të armatosura në botë, shton Këshilli Federal. Ai planifikon të ndajë 1.5 miliardë për të mbështetur Ukrainën (13% e buxhetit total).
Pjesa tjetër e buxhetit (87%) është ndarë kryesisht për katër rajonet prioritare: Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropën Lindore. Kjo shumë shpërndahet në përmasa të ngjashme me strategjinë aktuale: 29% është menduar për bashkëpunimin dypalësh të zhvillimit dhe promovimin e paqes, 21% për organizatat shumëpalëshe, 20% për ndihmën humanitare, 12% për programet tematike globale dhe 5% për OJQ-të zvicerane. .
Shuma totale është pak më e ulët se ajo e propozuar në konsultim (11.45 miliardë). Kredia “Kapitali për Fondacionin e KNKK-së” u fshi me rekomandimin e KNKK-së. Projekti i rikapitalizimit të fondacionit u ndërpre me qëllim që të fokusohej më mirë në rikthimin e gjendjes financiare.
Strategjitë 2017-2020 dhe 2021-2024 u ndanë përkatësisht 11.11 dhe 11.25 miliardë franga./RTS
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes