Të tjera
Shqiptarja sulmohet me thikë në Angli pasi la fëmijët në shkollë
Një grua shqiptare u godit me thikë jashtë një shkolle fillore në Angli, menjëherë pasi la fëmijët e saj në institucionin arsimor.
Sipas mediave të huaja, gruaja shqiptare që mendohet se jetonte aty pranë, u godit me thikë në mënyrë të përsëritur, ndërsa në vendin e ngjarjes u krijua një pellg gjaku.
Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjak’.
Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital me lëndime të rënda pas sulmit pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Një burrë u arrestua pak më pas lidhur me ngjarjen e rëndë.
Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.
Një burrë tha sot: ‘Ishte e tmerrshme, brutale. Gruaja u ndoq në rrugë nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i mbylli gojën me dorë për ta ndaluar të bërtiturat.
Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin e saj, duke e bërë atë të rrëzohej në rrugë.
Një nënë tjetër tha: “E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste ‘më ndihmo, më ndihmo’”.
“Ajo gjithashtu bërtiste ‘Po më humb gjaku’”, shtoi ajo.
“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe me sa duket, është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale.
“Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë fëmijët në shkollë”.
Policia ka thënë se fëmijët ishin të sigurt në shkollë.
Oficerët e Policisë po hetojnë për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia e Bedfordshire po heton therjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm’.
“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia”, thuhej në njoftim.
“Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”, përfundonte njoftimi./euronews
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor