Futboll
Jasir Asani rikthehet në futbollin evropian
Jasir Asani është i destinuar të lërë Korenë e Jugut dhe të rikthehet në futbollin evropian. Për sulmuesin kanë shfaqur interes disa klube, mes të cilave edhe Diseldorfi në Gjermani.
Agjenti i Asanit, Aleksandar Javkov, ka ‘trazuar ujërat’ duke publikuar një video nga stadiumi i gjermanëve, ku shihet në bisedë me disa zyrtarë të klubit dhe me mbishkrimin “Loading Jasir Asani”.
Duket se më në fund Guangju është bindur dhe me shumën e duhur do lërë Jasirin të lirë, teksa Diseldorf luan në play-off për të siguruar një vend në Bundesligë me Bohumin, raund që do jetë me dy ndeshje, transmeton alsat, përcjell albinfo.ch.
Me gjasë, për shkak se Diseldorfi ende nuk e ka siguruar vendin në elitën e futbollit gjerman, Asani me përfaqësuesit e tij nuk kanë vendosur firmën në kontratë për të zyrtarizuar kalimin.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor