Lajme

BE-ja finalizon ligjin për Inteligjencë Artificiale, e cilëson historik

Ministrat e BE-së kanë dhënë miratimin e tyre përfundimtar për Aktin e Inteligjencës Artificiale, një ligj i ri që rregullon përdorimin e teknologjisë transformuese në situata “me rrezik të lartë”, të tilla si zbatimi i ligjit dhe punësimi.

Bashkimi Evropian shpreson që duke vendosur rregulla strikte të IA-së relativisht herët në zhvillimin e teknologjisë, ato do të adresojnë rreziqet në kohë dhe do të ndihmojnë në formimin e axhendës ndërkombëtare për rregullimin e IA-së.

Sistemet e destinuara për përdorim në situata “me rrezik të lartë”, të renditura në anekset e ligjit, do të duhet të plotësojnë standarde të ndryshme që përfshijnë transparencën, saktësinë, sigurinë kibernetike dhe cilësinë e të dhënave të trajnimit, ndër të tjera.

Ekzistojnë gjithashtu rregulla më themelore për sistemet “për qëllime të përgjithshme” që mund të përdoren në situata të ndryshme – disa me rrezik të lartë, të tjerët jo.

Përmbajtja e krijuar nga IA-ja, si imazhet, tingulli ose teksti, duhet të shënohet si e tillë për t’u mbrojtur nga falsifikimet mashtruese.