Lajme
Cilat ishin aksidentet ajrore fatale, ku ishin të përfshirë udhëheqësit botërorë
Aksidenti në të cilin u përfshinë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Amir-Abdollahian, është i fundit në një seri të gjatë katastrofash ajrore, aksidentale ose të shkaktuara nga akte terrorizmi, të cilat gjatë viteve kanë përfshirë presidentë ose ministra.
Po ashtu, një ministër iranian i Transporteve vdiq në vitin 2001 dhe dy ish-presidentë i mbijetuan rrëzimit të helikopterit. Presidenti i parë i epokës Khomeiniste, Abolhassan Banisadr, i përfshirë në dy incidente në harkun kohor prej më pak se dy muajsh në verën e vitit 1980 në kufirin me Irakun dhe Mahmud Ahmadinexhad, me një ulje emergjente në qershor 2013.
Ja lista e disa nga udhëheqësit botërorë që janë përfshirë në aksidente ajrore:
8 shtator 1961: një avion pasagjerësh DC-6 i ”Transair” i Suedisë, që operonte për Kombet e Bashkuara, u rrëzua pranë Ndolës, Rodezia Veriore (Zambia e sotme). Përplasja rezultoi në vdekjen e të gjithë njerëzve në bord, duke përfshirë Dag Hammarskjold, sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe 15 të tjerë.
4 dhjetor 1980: Francisco Sa’ Carneiro, kryeministri portugez dhe ministri i tij i Mbrojtjes Amaro Da Costa, vdesin në aeroplanin presidencial që u rrëzua pranë Lisbonës. Fillimisht u konsiderua një aksident, por ndoshta ishte një sulm.
24 maj 1981: Jaime Roldos, presidenti i Ekuadorit, gruaja e tij dhe disa ministra vdesin në një aksident avioni në Kueto.
19 tetor 1986: aeroplani i presidentit të Mozambikut Moses Samora Machel u rrëzua nga një raketë ndërsa fluturonte mbi Afrikën e Jugut. Vdiq edhe ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit të Mozambikut, Luis Alcantara Santos dhe ministri i Mbrojtjes, gjenerali Alberto Chipande.
17 gusht 1988: presidenti pakistanez Zia Ul Haq vdes në shpërthimin e ”Hercules C-130”, në të cilin ai po udhëtonte me ambasadorin e SHBA, Arnold Raphael dhe 37 persona të tjerë.
5 maj 1989: ministri i Mbrojtjes i Irakut, gjenerali Adnan Khairallah, vdes në një aksident ajror. Helikopteri i tij, që fluturonte midis Mosulit dhe Bagdadit, rrëzohet gjatë një stuhie rëre.
23 shtator 1989: një aeroplan turistik rrëzohet në lumin Parana në Argjentinë. Ndahet nga jeta ministri i Shëndetësisë, Julio Corzo.
7 maj 1994: një aeroplan rrëzohet në Kinshasa (Zaire) pak para uljes ministri i Jashtëm i Zaires, Mpinga Kassenda, humbi jetën në aksident.
6 prill 1994: një raketë godet avionin në ulje, me presidentin e Republikës së Ruandës Juvenal Habyarimana dhe atë të Burundit Cyprien Ntaryamira, së bashku me dy ministra dhe 8 pasagjerë të tjerë. Episodi fillon luftën civile dhe gjenocidin e Tutsi.
3 prill 1996: sekretari amerikan i Tregtisë Ron Brown vdes me 34 persona të tjerë në një avion ”T43” që u rrëzua në detin Adriatik pak para se të ulej në Dubrovnik të Kroacisë.
17 maj 2001: në Iran, një aeroplan që mbante Ministrin e Transportit Rahman Dadman rrëzohet në veri të Kashmar, në provincën e Khorasanit. Ministri vdes.
3 mars 2002: kryetari i Parlamentit indian, M. G. Balayogi, vdes në një përplasje helikopteri në shtetin jugor indian të Andhra Pradesh.
1 mars 2004: presidenti maqedonas Boris Trajkovski dhe katër bashkëpunëtorë vdesin në një aksident avioni gjatë uljes në Mostar, Bosnje.
1 gusht 2005: zëvendëspresidenti i Sudanit, ish-udhëheqësi i guerilës jugore John Garang, vdes në një përplasje helikopteri ndërsa kthehej nga Uganda.
26 tetor 2006: sulltani i kalifatit Sokoto vdes në një aksident që përfshin një aeroplan të kompanisë private ADC pranë Abuja (Nigeri).
10 prill 2010: një ”Tupolev Tu-154”, me të cilin po udhëtonte presidenti polak Lech Kaczyński me gruan dhe stafin e tij, përplaset në tokë gjatë uljes në bazën ajrore ruse në Smolensk. Kaczynski ishte rrugës për në një ceremoni përkujtimore për viktimat e masakrës së Katinit. Shkaktarët e aksidentit dyshohet të jenë mjegulla e dendur dhe manovrimi i gabuar i pilotit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor