Bota
Google do të rritë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në internet
Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes Inteligjencës Artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz
Google njoftoi se do të rrisë përdorimin e Inteligjencës Artificiale në motorin e saj të kërkimit në internet, mes shqetësimeve se kjo teknologji mund të ndryshojë mënyrat e zakonshme të përdorimit të internetit dhe mund të kërcënojë të ardhurat nga reklamat.
Në mënyrë që të shtojë përfshirjen e AI-it, kompania e njohur krijoi një model të modifikuar kërkimi që shpesh do të favorizojë përgjigjet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale nga ato që gjenden në faqet tradicionale të internetit.
Drejtuesit e saj argumentojnë se ndryshimi në fjalë do të përshpejtojë kërkimin e informacioneve dhe mund të ndikojë në rrjedhën e trafikut të internetit që krijon të ardhura. Informacionet e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale do të shfaqen vetëm kur teknologjia e kompanisë Google përcakton se ato do të jenë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për përdoruesin, shpjegon VOA, transmeton albinfo.ch.
Kjo ka të ngjarë të zbatohet për informacione më të ndërlikuara dhe kur njerëzit janë duke menduar ose planifikuar diçka. Faqja tradicionale e Google në internet dhe reklamat për kërkime të thjeshta si rekomandimet e dyqaneve ose parashikimi e motit do të vazhdojnë të jenë të pranishme.
Kompania pohon se ndryshimet u diktuan edhe nga fakti që njerëzit janë duke e përdorur Inteligjencën Artificiale për kërkime në mënyra krejtësisht të reja dhe për të bërë pyetje më të gjata dhe më komplekse. Deri në fund të vitit, Google pret që shërbimi i kërkimit të informacioneve përmes Inteligjencës Artificiale të përdoret nga rreth një miliard njerëz.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor