Lajme
Vdekja e presidentit iranian, çka ndryshon në politikë?
Analisti iranian, Majid Golpour, beson se vdekja e presidentit iranian, Ebrahim Raïssi, në një aksident me helikopter, hap një periudhë trazirash si brenda vendit, ashtu edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Sidomos për fraksionet e regjimit të cilat, në një rivalitet të ashpër, tani do të duhet të luajnë fatin e tyre jo vetëm për zgjedhjet e reja presidenciale, por edhe për zëvendësimin e udhërrëfyesit suprem, Ali Khamenei”, tha të hënën Majid Golpour, studiues i lidhur me Universitetin e Lirë të Brukselit dhe një specialist në Iran.
Nga ana tjetër, sipas analistit iranian, kjo vdekje e papritur do të ishte më tepër një lehtësim për popullatën.
“Irani po përjeton një krizë të madhe, në nivel financiar, ekonomik, gjeopolitik, shoqëror dhe identitar, me shtypje masive dhe totale. Sot, nuk mund të themi se është fundi i represionit, por është një shpresë hapjeje për iranianët. Ndoshta do të shohim ndryshime brenda shoqërisë civile iraniane”, tha ai.
Majid Golpour beson gjithashtu se kjo zhdukje do të ketë pasoja në marrëdhëniet ndërkombëtare, në një drejtim apo në tjetrin.
“Kjo vdekje është veçanërisht një humbje e madhe për Vladimir Putin. Republika Islamike kishte krijuar “korridore” biznesi dhe sigurie me Rusinë, veçanërisht në aspektin e armatimit ushtarak në rajon. Megjithatë, balanca e fuqisë në “negociatat në vazhdim midis administratës amerikane dhe Republikës Islamike mund të kthehet plotësisht në dëm të interesave ruse”, përfundon analisti./RTS
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor