Shqipëria

Cameron, vizitë në Shqipëri, në fokus – çështja e emigrantëve 

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Tabloidi “The Sun” shkruan se zyrtari i lartë britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare, ku do të takojë krerët e institucioneve kryesore shqiptare, si Presidentin e Republikë, Bajram Begaj, apo Kryeministrin Edi Rama.

Mediat britanike shkruajnë se në agjendën e Cameron janë parashikuar bisedime në kuadër të një bashkëpunimi të ri ndërmjet dy vendeve sa i përket luftimit të emigracionit të paligjshëm, një çështje kjo që vijojnë të përbëjë shqetësim për autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.

Për këtë çështje, Britania ka miratuar edhe planin “Ruanda”, ku emigrantët e paligjshëm do të transferohen në shtetit afrikan.