Kosova

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards

Performon për herë të parë në zhanrin ‘country’

Bëhet e ditur se Dua Lipa performoi një duet surprizë me Chris Stapleton në ceremoninë e 59-të të ndarjes së çmimeve ‘Academy of Country Music Awards’, të cilat u mbajtën brenda qendrës “Ford” në The Star në Friso, TX të enjten, përcjell albinfo.ch.

Dua zbuloi se ishte ideja e saj për të bashkëpunuar me këngëtarin 46-vjeçar të muzikës country, dhe ata kënduan bashkë këngën e tij të vitit 2023, “Think I’m in Love with You” në stadiumin e mbushur plot me 12 mijë vende, shkruan DailyMail.

Pas këngës, ajo i dha Chrisit një përqafim të madh, ndërsa turma “çmendej” me entuziazëm dhe ovacione të shumta.

Këto mund të duken si një palë e pakompatibël, por ata u shfaqën të ngazëllyer gjatë një bisede prapa skenave.

Dua tha: “Ne me të vërtetë u mblodhëm dy ditë më parë për të përgatitur këtë, por kemi folur për këtë për një kohë të gjatë. Ishte ideja ime! Jam kaq fanse e Chrisit, dhe thjesht i dërgova një mesazh dhe i thashë, ‘Hej, do të donim të bënim diçka së bashku?’ Dhe kjo ndodhi”.

Ajo shtoi: “Ndihem kaq me fat që kam qenë në orbitën e Chrisit dhe [së bashku me gruan e tij] Morgane, për disa ditë, për të hyrë në thellësinë muzikore të gjithçkaje, ka qenë e mrekullueshme”.

Chris, i cili vjen nga një familje minatorësh të qymyrit, e quajti Duan ‘mbretëreshën e muzikës që të bën të ndihesh mirë’.

Në Twitter, Çmimet ACM publikuan një video dhe shprehën dashurinë e tyre për duetin, teksa fansat prisnin me padurim lansimin e bashkëpunimit të tyre muzikor atë të premte.

Ndërsa Chris mori tri trofe të ACM Awards – artisti mashkull i vitit, artist-kompozitor i vitit, dhe albumi i vitit për albumin e tij të pestë “Higher” – Dua u takua me njerëz si Brittany Aldean, bashkëshortja e pesë herë të nominuarit për çmimin Grammy, Jason Aldean.