Lajme
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator 2022. Procesi ndaj tij fillon më 10 qershor
Policia Kantonale e Aargaut kishte marrë një thirrje urgjente mëngjesin e 25 shtatorit 2022. Një 49-vjeçar, shtetas zviceran, ishte në telefon dhe thoshte se gruaja e tij ishte mbyllur në banjë dhe nuk po u përgjigjej thirrjeve.
Sapo arritën në vendngjarje, ekipet e shpëtimit thyen derën pa asnjë problem, duke i rënë me shkelma. Por brenda ata gjetën gruan 41-vjeçare, tashmë të vdekur, transmeton albinfo.ch. Nga hetimet rezultoi se viktima, Shqiponja Isufi, mësimdhënëse universitare dhe një emër shumë i njohur në komunitetin shqiptar të Zvicrës, ishte mbytur.
Tani është caktuar një datë për seancën dëgjimore përpara Gjykatës së Qarkut në Baden: Ajo fillon të hënën, më 10 qershor, në ambientet e Policisë Kantonale të Aargaut në Schafisheim, dhe është e mbyllur për publikun. Vendimi gjyqësor është caktuar të merret pasditen e së premtes, më 14 qershor.
Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria publike supozon se vrasjes së viktimës duhet t’i ketë paraprirë një debat mes çiftit, shkruan gazeta Luzerner Zeitung. Bazuar në provat e disponueshme, ajo e vlerëson qasjen e të akuzuarit ndaj krimit si veçanërisht të paskrupullt, torturuese për viktimën, ndërsa prapavinë e vrasjes, të përshkuar nga egoizmi i të akuzuarit. Si përmbledhje, personi në fjalë akuzohet për vrasje të rëndë, përcjell albinfo.ch. Zyra e prokurorit publik të Badenit fillimisht kishte hetuar krimin, duke e përcaktuar atë si vrasje me dashje.
Sipas prokurorisë, i akuzuari duhet të dënohet me 18 vjet burgim për krimin e kryer. Nga ana tjetër, 49-vjeçari pranon se është përgjegjës për vdekjen e gruas së tij. Kjo qe njoftuar tashmë që në qershor 2023.
Deri në vendimin e formës së prerë, i akuzuari prezumohet i pafajshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Refuzohet kërkesa për lirimin me kusht të kosovarit që ka vrarë gruan Gjykata e Qarkut në Brugg e pati dënuar kosovarin me 20 vjet burgim për vrasje të...
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet
-
Mall e dhimbje në përkujtimin e Dr. Sami Dalipit nga miqtë dhe kolegët
-
2,700 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Muzika e Linda Rukajt përplotëson festivalin “Kino Kosova” në Bernë
Jeta në Zvicër
-
St. Gallen: Protestohet kundër kohës më të gjatë të mbylljes së dyqaneve Me një demonstratë para ndërtesës së qeverisë St. Gallen të hënën pasdite, sindikatat dhe shoqatat e...
-
Zvicra me superkompjuter të ri, i gjashti më i fuqishëm në botë
-
Qeveria zvicerane nuk do të verifikojë autenticitetin e nënshkrimeve për referendume
-
Zvicra ‘shpëton’ nga stuhia që tronditi Evropën
-
Një histori mbi Zvicrën dhe shqiptarët, e shkruar duke ngjitur alpet