Lajme

Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj

Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në kuadër të turit me diasporën do të jetë në Milano, përcjell albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” vetë kreu i qeverisë.

Ai më tej shkruan se më 26 maj do të jetë në Milano për të zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë në Viale Gabardi, në orën 11:00.

“SË SHPEJTI, 26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.