Lajme

Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës

Nesër, afati i fundit për t’u regjistruar diaspora

Kemi hyrë gati në ditën e fundit të regjistrimit të diasporës, në kuadër të regjistrimit të popullsisë – një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën, shkruan albinfo.ch.

Nesër është afati i fundit ku edhe mund të regjistrohen mërgimtarët, ndërkohë regjistrimi i tyre duket se ka çaluar për nga numri.

Ambasadorë shqiptarë të të gjitha shteteve kanë bërë thirrje, duke i ftuar të gjithë mërgimtarët për t’u regjistruar në eKosova, shkruan albinfo.ch.

Numri i regjistrimit të diasporës duket se është shumë i vogël, pasiqë deri më tani janë mbi 400 mijë të regjistruar, ndërkohë që besohet se numri i tyre është shumfish më i madh.

 

Regjistrohuni:

https://ediaspora.rks-gov.net/