Lajme
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
Bonusi i klimës do të jepet për të gjithë personat që janë banorë të regjistruar në Austri për të paktën gjashtë muajt e fundit
Bonusi i klimës do të paguhet edhe këtë vit. Kësaj here shuma është rritur dhe do të ndahet në disa kategori, duke filluar nga shuma 145, 195, 245 dhe deri në 290 euro për banor, shkruan albinfo.at.
Shuma do të jepet duke u bazuar në barazimin rajonal, i cili merr parasysh diferencat e infrastrukturës rajonale dhe varësinë nga transporti privat, shumat e pagesave variojnë nga 145 deri në 290 euro.
Këtë e bëri të ditur qeveria federale të mërkurën pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ashtu si një vit më parë, pagesa duhet të fillojë pas verës.
Bonusi i klimës do të jepet për të gjithë personat që janë banus të regjistruar në Austri për të paktën gjashtë muajt e fundit. Një rregullore e re do të zbatohet për taksimin e bonusit: “Për të rritur drejtësinë sociale, këtë vit është përcaktuar që bonusi i klimës të tatohet nga të ardhurat vjetore prej më shumë se 66,612 euro”, shpjegon Ministria e Mbrojtjes së Klimës Leonore Gewessler, përcjell albinfo.at.
Mënyra e pagesës
Ashtu si në vitet e mëparshme, bonusi i klimës do të paguhet automatikisht në xhirollogarinë tuaj. Qytetarët në Austri duhet të përditësojnë informacionin e llogarisë së tyre në portalin financiar të qeverisë për të siguruar një transferim të shpejtë dhe pa probleme.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut