Portrete të firmave
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
Agjencia Turistike ju ofron përvojën më të paharrueshme në udhëtime
Që udhëtimi juaj të jetë i paharrueshëm, atëherë zgjedhja ideale dhe e vetme është Prime Travel.
Prime Travel është lider në industrinë e udhëtimeve. Këtë e ka arritur me shumë mund, ku primare janë kërkesat e klientëve dhe që atyre t’u mundësohet një udhëtim i jashtëzakonshëm.
Agjencia Turistike ju ofron përvojën më të paharrueshme në udhëtime.
Me qendër në Prishtinë e Bazel të Zvicrës, Prime Travel është zgjedhja juaj që nuk do të pendoheni asnjëherë. Ky është një vend ideal për shqiptarët në Zvicër, që të bëjnë zgjedhjen e duhur për udhëtime në vendlindje dhe jashtë saj.
Nga bregu i detit e deri tek Alpet, Prime Travel ju ofron zgjedhje të shumëllojshme për pushime.
Një nga aspektet më të përparuara të Prime Travel është mundësia për të eksploruar dhe shfrytëzuar shumë vende të botës, pa pasur nevojë të largoheni nga qendra e qytetit. Me një platformë të dixhitalizuar tërësisht funksionale, ju mund të shikoni çdo detaj të udhëtimit tuaj, nga destinacionet e mundshme, deri në opsionet e akomodimit dhe aktiviteteve në atë destinacion, duke përdorur vetëm një smartphone apo një kompjuter.
Cilësia dhe shërbimi është ajo çka dallon Prime Travel nga të tjerët.
Nëse jeni në kërkim të një përvoje të jashtëzakonshme udhëtimi, Prime Travel është zgjedhja e duhur për ju. Le të bëjmë bashkë ëndrrën tuaj të udhëtimit një realitet të këndshëm dhe të paharrueshëm!
Prime Travel me plotë meritë është vlerësuar në “Awards Business Trend Kosova 2024”, me çmimin e ekselencës “Trend Excellence”. Ky është evenimenti i vlerësimit të bizneseve dhe subjekteve më të pëlqyera në Kosovë dhe jashtë saj për sezonin 2023 – 2024. Evenimenti po realizohet për herë të parë në Kosovë dhe për herë të 7-të në Shqipëri. Juria profesionale e “Trend Ambassador” përbëhet nga emrat e shquar: Albina Kelmendi – Labinot Krasniqi, Teuta Krasniqi – Sellma Kasumoviq – Agnesa Vuthaj – Ilir Geci – Blerona Zeqiri – Arian Zeka – Shemsije Dermaku – Bedri Kasumi & Kushtrim Ajvazi – Lena Krasniqi – Arian Idrizaj – Alban Zogjani – Agim Shanini. Ekipi Trend Ambassador 2024 shpreh vlerësimet maksimale për subjektet e përzgjedhura ne maratonën e publikimeve të tyre.
Fisnik Dragusha, Kryeshef Ekezekutiv dhe Bashkëpronar i Prime Travel, ka folur më shumë për këtë kompani.
“Unë vij nga një familje që jemi marrë me turizëm tërë jetën, babai im është marrë me hoteleri para luftës, ku ka qenë menaxher i Grandit, etj. Unë jam shkolluar në Lodër e Amerikë në periudhë prej shumë vitesh. Por, shumë e rëndësishme është përvoja në “National Geographic” për pesë vjet për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Tani jemi këtu në menaxhimin e tur operatorëve më të mëdhenj në rajon për 18 vjet, duke përfunduar si ndërmarrës apo pronar i Prime Travel në dy vitet e fundit”.
Kjo kompani ka fituar përvojë në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar. “Ka qenë një gërshetim i shkollës dhe përvojë së bashku dhe ndryshimeve që ndodhën në tregun tonë për të mirë në vitet e fundit.
Kemi shërbyer shumë klientë, si institucione të ndryshme, për shembull, ku jemi sponsor krenar i Komitetit Olimpik të Kosovës, duke ndihmuar sportin e Kosovës. Pastaj, korporata të mëdha, të nivelit të kompanive të mëdha, që operojnë në botë, por edhe këtu, si kompani të ndërtimit, bankar etj. Por, edhe klientët VIP, apo elita e këngëtarëve e sportistëve vendorë dhe të diasporës”, ka shtuar tutje ai,
“Shumëçka lidhet me shërbimin dhe ne jemi një industri pak më atraktive dhe interesante, ku u shërbejmë klientëve. Ne kemi një slogan “Beso në këtë buzëqeshje”. E kemi të brenduar në gjoks, pasi e bëjmë me shumë përkushtim dhe finesë. Emri Prime Travel fokusohet në këtë aspekt. Nuk duam vetëm numra, por të jemi në shërbim të klientëve”.
Dragusha foli edhe për synimet për të ardhmen dhe risitë. “Ne si kompani i kemi tejkaluar kufijtë e rajonit, pasi me licencë si tur operator jemi në Zvicër, por synojmë më larg. Ta forcojmë nivelin e shërbimit në Zvicër, Evropë dhe më gjerë. Synojmë të sjellim turistë tek ne dhe rajoni, në vijën bregdetare shqiptare, nga jugu i Shqipërisë e deri në veri, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Të shfaqim bukuritë natyrore të Kosovës, ushqimit e mikpritje te operatorët botërorë që tani e kanë fokus këtë rajon si shumë atraktiv”, theksoi Fisnik Dragusha.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve