Kosova
Shqiptarët, të dytët në Evropë si pronarë të shtëpive
Shqiptarët rezultojnë që janë populli i dytë në Evropë, pas maqedonasve, për pronësinë e një apartamenti.
Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara nga Euronews Business, 94.8% e shqiptarëve jetonin në shtëpitë e tyre në vitin 2021 dhe pjesa tjetër me qira.
Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja europiane, ku mesatarisht 70% kanë shtëpitë e tyre. Në Europë na e kalon me një diferencë të vogël Maqedonia e Veriut (96.3%).
Por, ndonëse janë pronarë, në familjet shqiptare mungon hapësira, teksa individi nuk ka as një dhomë në dispozicion.
Numri mesatar i dhomave për një individ është 0.9, më i ulëti në Europë, së bashku me Malin e Zi, nga 1.6 që është mesatarja e Bashkimit Europian. Pak hapësirë, ndonëse janë pronarë kanë dhe fqinjët në Maqedoninë e Veriut me një dhomë për individ.
Zvicra dhe Gjermania kanë norma të larta qiramarrjeje, me më shumë se gjysmën e popullsisë së tyre, që marrin shtëpi me qira. Anasjelltas, vendet e Ballkanit, tregojnë norma më të larta të pronësisë së shtëpive, megjithëse shumë shtëpi janë të mbipopulluara.
Kriza e strehimit është një shqetësim në rritje në të gjithë Europën, e karakterizuar nga mungesa dhe rritja e qirave. Përafërsisht 70% e banorëve të BE-së, i zotërojnë shtëpitë e tyre, ndërsa pjesa tjetër, 30%, i marrin me qira. Rreth 17% e popullsisë së BE-sëm jeton në kushte të mbipopullimit të shtëpive.
Në Europë, peizazhi i banesave është i larmishëm, me një ndarje të konsiderueshme, midis pronarëve të shtëpive dhe qiramarrësve. Në tetë nga 36 vendet europiane, më shumë se 90% e popullsisë, jetonte në shtëpitë e tyre në vitin 2022, sipas Eurostat.
Mbi gjysma e popullsisë merr me qira në Gjermani dhe Zvicër
Në Gjermani, përqindja e qiramarrësve tejkaloi 50% në vitin 2022, duke e bërë atë të vetmin vend midis vendeve të BE-së. Zvicra, duke u bazuar në të dhënat e Shoqatës Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA), Mbretëria e Bashkuar dhe vendet kandidate, kishte përqindjen më të lartë të qiramarrësve, me 57.7%.
Pronësia e shtëpive është më e lartë në vendet e Ballkanit
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Rumania, ‘krenohen’ me norma pronësie mbi 95%. Me përjashtim të Turqisë, shkalla e pronësisë së banesave, ishte më e lartë në vendet e Ballkanit – një prirje që shtrihet në Hungari, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi.
Në të kundërt, vende si Austria, Turqia, Danimarka, Franca, Suedia dhe Britania e Madhe, bien nën normën mesatare të BE-së për pronësinë e shtëpive, prej 69.1%.
Spanja dhe Italia, kishin normat më të larta, me tre në çdo katër banorë, që jetonin në shtëpitë e tyre.
Politikat publike dhe banesat sociale me qira
Vendet europiane, kanë zbatuar masa të ndryshme politikash për të siguruar strehim të përballueshëm. Këto përfshijnë subvencionet për strehim, banesat sociale me qira dhe rregulloret e qirasë.
Mesatarisht, banesat sociale përbëjnë 8% të stokut total të banesave në BE, sipas raportit të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (Organisation for Economic Co-operation and Development, OECD) për strehim të përballueshëm. Kjo i referohet banesave me qira, të ofruara me çmime më të ulëta se të tregut, dhe të ndara sipas rregullave specifike dhe jo sipas mekanizmave të tregut.
Holanda, Austria dhe Danimarka, kanë pjesën më të madhe të banesave sociale, duke përbërë më shumë se 20% të totalit të stokut të tyre të banesave.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Irlanda, Islanda dhe Finlanda, kanë sektorë të moderuar të strehimit social, që variojnë nga 10% në 19%.
Sektori është relativisht i vogël në Zvicër (8%) dhe Gjermani (2.7%), ku mbi gjysma e popullsisë janë qiramarrës.
Cilësia e banesave është kritike. OECD thekson se shtëpitë e mbipopulluara, ku jetojnë shumë pjestarë familje në një sipërfaqe të kifizuar, ndikojnë negativisht shëndetin, veçanërisht për fëmijët. Numri mesatar i dhomave për person, dhe shkalla e mbipopullimit, janë tregues kryesorë të cilësisë së banesave.
Në vitin 2022, numri mesatar i dhomave për person në BE, ishte 1.6, duke filluar nga 2.3 dhoma në Maltë, në 1.1 dhoma në Poloni, Rumani dhe Sllovaki.
Dhoma mesatare për person, ishte më e ulët në vendet kandidate në Ballkan, duke u korreluar me norma më të larta të mbipopullimit. Pavarësisht niveleve të larta të pronësisë në vendet e Ballkanit, mbipopullimi mbetet problem në këto rajone.
Të paktën gjysma e popullsisë në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi, jeton në shtëpi të mbipopulluara. Shkalla e mbipopullimit, ishte 16.8% në BE.
Ndër vendet e BE-së, normat më të larta të mbipopullimit, u vërejtën në Letoni (41.7%), Rumani (40.5%) dhe Bullgari (36.2%), ndërsa më të ulëtat ishin në Qipro (2.2%), Maltë (2.8%) dhe Holandë (2.9%).
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme