Kosova
Politikani nga Kosova që dyshohet se fshehu 4 milionë euro në “Credit Suisse” në Zvicër
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Ylli Buleshkaj, në një intervistë së fundmi ka përmendur rastin e një politikani që ka fshehur miliona euro nga deklarimi i pasurisë. Kjo deklaratë ngjalli reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha. Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetohet ky politikan.
Por, për kë e ka pasur fjalën drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit?
Akan Ismaili, i besuari i Kosovës për ambasador në SHBA më 2012-ën, i kishte fshehur nga institucionet e transparencës afro katër milionë euro në bankën “Credit Suisse” në Zvicër.
Si ambasador deri në vitin 2015, Ismaili ishte i detyruar ligjërisht të deklaronte pasurinë në Agjencinë Kosovare për Parandalimin e Korrupsionit. Ai raportoi prona, kursime në para dhe kompani të ndryshme, por jo edhe katër milionë eurot e fshehura, transmeton insajder, përcjell albinfo.ch.
Ndaj tij kishin filluar hetimet nga Prokuroria Speciale në janar të 2023-ës. Deri më tani, s’është ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tij.
Banka Credit Suisse, në qershor të 2022-ës ishte shpallur fajtore dhe gjobitur për përfshirje në pastrim të parave në lidhje me një rrjet të drogës nga Bullgaria.
Credis Suisse është banka e dytë më e madhe në Zvicër. Kjo ishte hera e parë në histori të Zvicrës që po hetohej një bankë nga autoritetet kompetente.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, zyrtarët e lartë publikë që fshehin pasurinë ose bëjnë deklarime të rreme mund të gjobiten dhe të burgosen deri në pesë vjet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa