Kalendari

Uster: Panairi Lugina 2024, mbledh profesionistë, sipërmarrës shqiptarë nga Kosova Lindore

Panairi Lugina 2024 është një ngjarje e rëndësishme që mbledh profesionistë, sipërmarrës dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, kryesisht shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky panair organizohet nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në bashkëpunim me Komunat e Bujanocit e Preshevës dhe Unionet e Bizneseve. Ky panairi ka rëndësi të posaçme për bizneset e Luginës Preshevës, pasi do të marrin pjesë rrjeti i bizneseve shqiptare në Zvicër, shoqata aksionarësh të ndryshme dhe komuniteti i biznesmenëve.

Synimi është të krijojë ura bashkëpunimi, promovim dhe rrjetëzim për bizneset e Luginës me ato të Zvicrës, duke krijuar partneritet të vendasëve të Luginës me mërgatën në biznes dhe me biznesmenë të huaj zvicëranë. Krijimi i urave të kontaktit mes bizneseve të Luginës me ato në Zvicër është njëra nga objektivat tashmë më të rëndësishme në strategjinë e Fondit Humanitar.

Hapja solemne do të zhvillohet më 11 maj 2024 në Stadthofsaal në Uster, Zvicër. Ky është një mundësi e shkëlqyeshme për të njohur njerëz të rinj, prezantuar produktet dhe shërbimet tuaja, dhe ndërtuar kontakte të dobishme.