Lajme
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Laert Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana më 2017. Ai u vendos në Nju-Jork, ku këtë vit u diplomua si oficer i policisë me mesataren më të lartë ndër gjithë studentët e tjerë. Për këtë u nderua me cmim nga Kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, shkruan albinfo.ch.
Mes 600 oficerëve të sapodiplomuar, Laert Sallaku u rendit i pari me rezultatin 99.6 për qind dhe në ceremoninë ai tregoi rrugëtimin e tij që nisi në shkollë të mesme.
“Rrugëtimi im për t’u bërë një oficer i Nju-Jorkut filloi rreth 6 vite më parë, kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju-Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit, ku menjëherë u ndieva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/968214881497581
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha