Portrete të firmave
Kompania e tre vëllezërve Aliti “a3 Haustech AG” ndriçon shtëpitë zvicerane
Nga shtëpitë e banimit, ndërtesat banesore, e deri te hotelet, janë objekte për të cilat kompania “a3 Haustech AG” e vëllezërve Aliti ka tashmë 10 vjet eksperiencë në tregun zviceran të ndriçimit dhe instalitimit të energjisë elektrike.
Ishte ideja e 32-vjeçarit, Valdrin Aliti, i cili po furnizonte të rinjtë me syza dritash nëpër diskotekat e Cyrihut që në viti 2012, duke realizuar kësisoj ëndrrën më 2014 me krijimin e kompanisë“Impresslight” .
Valdrini, me profesion inxhinier në sektorin e ujësjellësit dhe ngrohjes, i bindi prindërit dhe fluturoi pa ata në Kinë, në moshën 20-vjeçare, në vitin 2012. Ai kishte pasion ndriçimin dhe mori guximin për të nisur gjithçka vetë. Sot, së bashku me vëllezërit e tij elektricistë, numërojnë mbi 25 punëtorë.
Tre vëllezërit e pasionuar për dizajnin dhe ndriçimin e ambienteve, vendosën të bashkoheshin në vitin 2016 për të krijuar kompaninë e tyre “a3 Haustech AG”, duke mbajtur një vizion të qartë dhe duke sjellë në Zvicër teknologjinë më të fundit “LED”.
Sot kompania e tyre bën pjesë ndër kompanitë më serioze në Zvicër, e specializuar për ndriçimin e ambienteve dhe projektimin e planeve elektrike, të ngrohjes, ventilimit dhe të ujit.
(2016, projekt i parë)
Një ndriçim i saktë mund të ndryshojë gjithçka. Kompania a3 Haustech AG e vëllezërve Aliti është më shumë se një furnizues dritash.
“Ne jemi të pasionuar për të krijuar një ndriçim sipas dëshirës së klientit. Me një dedikim të thellë ndaj cilësisë dhe dizajnit, ne jemi partneri më i mirë për të sjellë dritën e duhur në ambientet zvicerane”, thotë Valdrini, i cili kishte qenë mbi 10 herë në qendrën botërore të mallrave të vogla, në Kinë.
Kina është alternativa e tyre më e mirë për një prodhues dhe furnizues profesional të dritave LED.
Veç kësaj, ata kanë dizajnuar markën e tyre të dritave.
Në showroomin (hapësirën ekspozuese) e tyre në Regensdorf të Cyrihut ata prezantojnë produktet e tyre.
“Përdorimi i teknologjisë më të fundit dhe materialeve më të mira siguron që ndriçimi ynë të jetë jo vetëm afatgjatë, por edhe i përshtatshëm për çdo ambient në Zvicër. Ne projektojmë dhe prodhojmë drita që instalohen më shpejt dhe më lehtë për të kursyer kohë për klientët tanë që blejnë drita nga ne”, thotë Korabi.
Kompania e tyre projekton dhe planifikon përshtatjen dhe instalimin e energjisë elektrike dhe dritave kudo nëpër Zvicër.
“Çdo ambient është unik, dhe ne e kuptojmë këtë mirë. Prandaj, ne ofrojmë një shërbim të personalizuar për çdo klient. Ekipi ynë është i specializuar dhe është i gatshëm që t’ ju ndihmojë në përzgjedhjen e ndriçimit të përshtatshëm për shtëpinë, zyrën apo ambientin tuaj. Nga dizajnimi deri te instalimi i produktit, ne jemi aty për të bërë procesin sa më të lehtë dhe të kënaqshëm për të gjithë”, tregon nga ana tjetër vëllai i vogël, Flurimi. Ai thotë se do të vazhdojnë të eksplorojnë mundësi të reja dhe inovacione për të përmbushur kërkesat e kohës.
Që nga themelimi e deri më tani “a3 Haustech AG” ka projektuar dhe realizuar projekte ndriçimi për objekte të ndryshme, të cilat dallojnë nga kapaciteti, pamja dhe detajet e veçanta, me të cilat kjo kompani krenohet dhe vazhdon të ofrojë mjeshtëri me kohë rekorde.
“Ne jemi të lumtur që mund të realizojmë kontrata nga Kantoni dhe Qyteti i Cyrihut. Si kontratën e fundit që morëm për instalimet elektrike dhe ndriçimin e një ndërtese shkolle me disa anekse.
Por si projektin e tyre të zemrës dhe më të bukurin deri më tani e konsiderojnë ndërtimin e xhamisë së Grenchenit, në Kantonin e Solothurnit, që e kanë kryer para 5 vjetëve. Aty kanë sjellë ndriçimin më modern, sistemin Smart-Home KNX dhe një sistem special për njerëz të shurdhër. Ky sistem mundëson që përmes një rrjeti të telave të vendosur nën qilima, zëri me frekuenca speciale të mbërrijë tek protezat e dëgjimit me bateri që ata mbajnë në vesh për të dëgjuar kështu shumë pastër ligjërimin e imamit, edhe njerëzit me handikap dëgjimi.
Së fundmi, 3 vëllezërit morën pjesë edhe në panairin e madh Swissbau në Bazel, me dritat e tyre speciale, ku u kanë prezantuar klientëve koleksionet më të fundit të llambave të tyre. Ata tani ofrojnë ndriçues me sipërfaqe akustike, të integruara për të kombinuar dritën dhe akustikën.
“Tani e tutje ne bëjmë edhe veshjen e dritave me materiale speciale, si poliester me 48 ngjyra të ndryshme që ndihmon përveç dritës, edhe në rregullimin e akustikës në ambientet me kërkesa më të larta si dhe në zyra me lartësi të madhe. Në këtë sektor bashkëpunojmë me disa inxhinierë të akustikës”, thonë ata.
Sa u përket shërbimeve dhe pyetjeve rreth punës, kompania ofron qasje në website-in e tyre “a3 Haustech AG “ dhe email adresën [email protected]. si dhe www.impresslight.ch.
Aty mund t’i kontaktoni dhe të gjeni të dhënat për çdo shërbim dhe çdo kërkesë që keni.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor