Futboll

Rëndësia e fanellës, 10 klubet që fitojnë më shumë nga fanellat në sezon

10 klubet e futbollit me të ardhurat më të larta nga fanellat

Një nga zërat e rëndësishëm në totalin e të ardhurave të klubeve të mëdha të futbollit në një sezon futbollistik është pa dyshim përfitimi që vjen nga marrëveshjet me firmat e njohura të veshjeve sportive.

“Football Benchmark” ofron të dhëna për kontratat e çdo marke veshjesh sportive me klubet e mëdha për vendosjen e stemës në fanellë.

Sigurisht që shuma për të cilën palët bien dakord lidhet me vendin që zë klubi në historinë e futbollit, numri i trofeve të fituar apo impakti që ka pasur në vitet e fundit me stilin e lojës apo rezultatet.

Vazhdojnë të qëndrojë në krye në këtë klasifikim dy klubet e mëdha të Spanjës: Real Madrid dhe Barcelona.

Dominojnë në top-10 klubet angleze, mes të cilave “ndërhyjnë” PSG, Bayern dhe Juventusi.

10 klubet që fitojnë më shumë nga fanellat në sezon:

Real Madrid (Adidas): 120 milionë euro

Barcelona (Nike): 105 milionë euro

Arsenal (Adidas): 86,2 milionë euro

Man. United (Adidas): 86,2 milionë euro

Paris S.G (Nike): 80 milionë euro

Man. City (PUMA): 74,7 milionë euro

Chelsea (Nike): 69 milionë euro

Bayern (Adidas): 60 milionë euro

Juventus (Adidas): 53,7 milionë euro

Liverpool (Nike): 34,5 milionë euro.