Muzikë
Izraeli performon në Eurovision nën masa të rrepta sigurie
Gjatë ditës së sotme, mijëra persona marshuan nëpër rrugët e Malmos, në Suedi, për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision 2024, disa orë para hyrjes së vendit në garë.
”Unë jam një fanse e Eurovisionit dhe më thyhet zemra të mos e shoh, por po e bojkotoj”, shpjegon një suedeze 30-vjeçare, e cila nuk dëshiron të japë emrin e saj.
“Nuk mund të argëtohem duke e ditur se Izraeli po merr pjesë, kur të gjithë këta fëmijë po vdesin. Mendoj se është e padrejtë”, thekson ajo.
Pjesëmarrja e Izraelit në konkursin evropian të këngës, finalja e të cilit do të mbahet të shtunën në Malmo, është kontestuar për shkak të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, me disa peticione në të gjithë Evropën që bëjnë thirrje për përjashtimin e tij.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve