Futboll
Duka tregon pse zgjodhën Serbinë për bashkorganizimin e U21
Gjithashtu ai zbuloi edhe arsyen pse u zgjodh Serbia
Shqipëria është një nga kandidatet kryesore për të organizuar ndeshjet finale të Kampionatit Evropian 2027 për ekipet kombëtare U-21.
Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21.
Në lidhje me këtë ka folur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se opsioni i parë ka qenë Kosova, por ishte e parealizueshme, për shkak të infrastrukturës, transmeton albinfo.ch. Gjithashtu ai zbuloi edhe arsyen pse u zgjodh Serbia.
“Po, patjetër që opsioni i parë ka qenë Kosova. Duke qenë se Kosova nuk plotëson kriteret dhe ne gjithashtu nuk i plotësojmë për ta organizuar vetëm, atëherë ne pamë aplikuesit që ishin: Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Belgjika. Dy të tjerët nuk kishin interes të bashkoheshin me ne. Kandidati i vetëm mbetej Serbia. Ne kemi interesa, sepse organizojmë një event madhor në Shqipëri dhe ekipi ynë kualifikohet automatikisht në Euro 2027”, deklaroi Duka për “Express”.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor